InstaBIZ

Djali i Meghan Markle, ‘takon’ miken e ngushtë të nënës së tij


               Publikuar në : 11:06 - 27/05/19 |
xhu lia

Vetëm pak javë më parë Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle sollën në jetë të voglin e tyre Archie. Këto ditë i vogli  është vizituar nga miqtë e ngushtë të çiftit mbretëror.

Një prej tyre është edhe tenisja e njohur Serena Williams, e cila është mikeshë e ngushtë me Meghan.

Kujtojmë se Williams ka qenë një prej organizatoreve të baby-showerit të Meghan në New York. Sipas mediave të huaja Williams së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj kanë vizituar të voglin në shtëpinë e Harry dhe Meghan dhe më pas është nisur për në Francë për “French Open”.

Gjithashtu mendohet se Williams mund të jetë një nga kumbarat e Archiet të vogël, duke qenë se lejohet që ai të ketë deri të 7 të tillë.

Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan i kanë propozuar tenistes diçka të tillë. Ndërkohë Princi dhe Dukesha po përgatiten për një udhëtim në Afrikë, ku do të marrin me vete edhe djalin e tyre./Opinion.al/

Pas