Rajoni

Tanja Fajon merr mandatin e dytë në PE, raportuese për Kosovën


               Publikuar në : 11:47 - 27/05/19 |
Al Do

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ëshë rikonfirmuar edhe njëherë si eurodeputete.

Tanja Fajon ka arritur të marrë një mandat tjetër 5 vjeçar në Parlamentin Europian. Ajo kandidonte në Slloveni për Partinë Social Demokrate. Këta të fundit kanë arritur një rezultat shumë të mirë duke dyfishuar numrin e votave të marra krahasuar me 5 vite më parë.

Fajon ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët, 53.472 vota.

Kosova do të ruajë raportuesin e saj në PE ndërsa kujtojmë se Shqipëria do të ketë një raportues të ri duke qenë se Knut Flenckestein nuk arriti të rizgjidhej si eurodeputet. /Opinion.al

Pas