Aktualitet

Ditëlindja e Adem Jasharit, Basha: Liria nuk ka çmim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 28/11/20 |
Opi Nion

Figura e Adem Jasharit është kujtuar nga politika shqiptare, në ditëlindjen e 65-të të heroit të Kosovës.

Pas Kryeministrit Rama, edhe kreu demokrat Basha ka vlerësuar figurën e Adem Jasharit dhe kontributin e tij në luftën e Kosovës.

“Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor. 8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari”, shkruan Basha përmes një postimi në rrjetin Facebook./Opinion.al

Pas