Sociale

Paloka: Ditën që varrosëm Irenën humbi jetën edhe xhaxhai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 28/11/20 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka treguar se ka humbur dy persona të afërt dhe të dashur nga Covid -19. Një prej tyre ishte pedagogia e ekonomikut Irena Bogdani. Gjatë një interviste në News 24, Paloka tha se ndonëse ajo vdiq në spitalin infektiv e intubuar, në skedën e vdekjes, nuk përmendej Covid. Gjithashtu, në ditën që Irenës po i jepej lamtumira e fundit, Paloka  tha se humbi edhe xhaxhain.

“Mua më ka ndodhur fatkeqësi, pasi kam humbur person të afërt nga pandemia. Unë rastin nuk e kam përdorur politikisht. Vajza e tezes sime nuk rezulton e vdekur nga virusi. Në kartelë përshkruhet çdo gjë, vetëm koronavirusi nuk përmendet. Vajza e tezes sime, që është pedagoge Irena Bogdani, u mjekua për Covid dhe humbi jetën në Spitalin Infektiv prej Covid-19.  Kur e bëjnë këtë gjë me një personalitet, pasi ishte pedagoge, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Në të njëjtën ditë që varrosëm Irenën, humbi jetën edhe xhaxhai im. Edhe ai pasi kaloi koronavirusin. Nuk rezulton asnjë statistikë që ka humbur jetën nga Covid-19. Nuk raportohen të gjitha rastet e vdekura nga koronavirusi, se nuk duan të përhapin panik”, tha Paloka.

 

Pas