Aktualitet

Dita e nëntë në grevë urie,përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 06/10/20 |
Al Do

Vijojnë të mbeten pa përgjigje naftëtarët e rafinerisë së Ballshit megjithëse prej nëntë ditësh ndodhen në grevë urie.

Gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar dhe disa prej tyre kërkojnë trajtim spitalor, por e kanë refuzuar një gjë të tillë.

Prej nëntë ditësh, naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, ndodhen në grevë urie.

Ata kërkojnë tu paguhen pagat e prapambetura prej vitit 2016 si edhe rifillimin e punës së rafinerisë.

Naftëtarët kanë refuzuar ndihmën e mjekëve dhe kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit të tyre, pasi në të kundërt ata nuk do të dalin nga greva. /Opinion.al

Pas