Aktualitet

Diskutimet në kryesi/ Salianji: Jam kundër hekurave në PD, Hasa: Erdhën për gjak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 11/01/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur disa nga diskutimet e mbajtura në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme, ku u vendos përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Berisha dhe 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Deputeti i PD Ervin Salianji është shprehur se dhuna është e papranueshme dhe se çdo përfaqësues i Partisë Demokratike duhet të distancohet nga ajo.

Ai thekson se personalisht mendon për mosvendosjen e hekurave në godinën e PD, ndërsa nënvizon se dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj.

“Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!

Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë forcë që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, ne kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force”, tha Salianji.

Ndërkaq, Endri Hasa, Sekretar për Organizimin Dixhital të Partisë Demokratike, e ka quajtur të vështirë vendimin për përjashtimin e ish-funksionarëve që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në këtë parti duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Berisha, por sipas tij, pas protestës së 8 janarit, nuk mund të ulen më në një tryezë me atë që shkuan për t’i vrarë.

Hasa thotë se PD është parti perëndimore dhe duhet të distancohet përfundimisht nga të gjithë ata që nuk e përfaqësojnë këtë.

“S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë! Do te ishte e vështire për mua por edhe për te gjithë koleget te përballeshim me vendime për përjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rëndësishme në ketë parti. Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi përbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot për qellim vetëm qe te pengojnë axhendën tonë politike kundër qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anëtareve te kryesisë ishin dëshmitare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhën për te na vrare, dhe ne vazhdojmë te diskutojmë për tu ulur me te njëjtën tryeze dhe për te ndare vendimmarrje te përbashkët? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene këtu. Ata erdhën te organizuar për te dhunuar dhe për te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunën, me 8 janar mjetet politike mbaruan! Ne 8 janar ishte vetëm një turme banditësh qe erdhi për te dhunuar. PD është parti perëndimore dhe ne duhet te distancohemi përfundimisht nga te gjithë ata qe nuk e përfaqësojnë ketë. E kam thënë qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjësë anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thonë “duhet këputur koka e demit, po nuk ia këputem kokën demit, do te kemi pasoja te tjera”. Unë s’mund te pajtohem me njerëz qe nxiten dhe frymëzuan dhune ne 8 janar! Ata nuk janë kurrsesi demokrat, rruga jone me ta është ndare njëherë e përgjithmonë. Nëse kjo është partia e tyre, kjo nuk është partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damkën e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet te jene shume te forta. As Edi Rama s’ka arritur te shkoje deri këtu. Kush erdhi për gjak, nuk mund te këtë vend ne ketë parti, sot dhe kurrë”, thotë Hasa.

Pas