Aktualitet

Ndryshime në Policinë Rrugore, lëvizjet në disa qarqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 11/01/22 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe.  Mësohet se Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier. Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë. Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër. Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Pas