Aktualitet

Digjet një automjet në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme


               Publikuar në : 12:13 - 20/07/19 |
geliano fataj

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen Hekurudha në këtë qytet.

Automjeti tip Benz më targë AA 688 JR në pronësi të Arben Bahja është përfshirë nga flakët dhe është djegur krejtësisht.

Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka pësuar dëmtime të pjesshme edhe një automjet tjetër. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme/ Opinion.al

Pas