Aktualitet

Koncesioni për pompat e karburanteve, Konfindustria: Qeveria të tërhiqet


               Publikuar në : 12:15 - 20/07/19 |
geliano fataj

Konfindustria i kërkon qeverisë të tërhiqet nga dhënia me koncesion e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve.

Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp vlerëson se procesi është i paligjshëm dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik.

Me këtë koncesion sipas Konfindustrias në treg krijohet një kompani private monopol. Ajo do ti marrë buxhetit të shtetit rreth 70 milion euro ndërkohë që investimi që do të kryhej arrin 500 mijë euro.

Koncesionari privat thotë Buxhuku mund të lidhë marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve. Këto volume përllogarit Konfindustria, aktualisht shkojnë në vlerat 20-25 milion euro/vit./Opinion.al

Pas