Kronikë

Digjet gjatë natës makina e doganierit në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 20/06/20 |
Opi Nion

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mjeti tip Mitsubishi Pajero është djegur në pjesën e përparme, ndërsa nga flakët mësohet se është prekur edhe një makinë tjetër e parkuar aty pranë.

Mësohet se mjeti tip “Mitsubishi Pajero” është në pronësi të shtetasit M.N, që punon si doganier. Policia bën me dije se po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al

Pas