Kronikë

Video/Policia zbulon bazën e grupit kriminal, mitraloz dhe granata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 20/06/20 |
Opi Nion

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 15 Qershor, ku disa persona kanë qëlluar me armë në drejtim të një kompleksi në autostradën Tiranë- Vorë. Në Operacionin e koduar “Yrsheku” u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal dhe u sekuestrua një arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Në pranga është vënë pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi kriminal. Sipas Policisë në banesën e shtetasit Gëzim Haroku u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu), 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Ndërkohë në bazë të informacioneve, dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi Erigers  Mihasi i cili është shpallur në kërkim.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi./Opinion.al

Pas