Kronikë

Digjet “Audi” në Vlorë, policia jep detajet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 24/06/21 |
Opi Nion

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit sot në Vlorë.

Në njoftimin e dhënë për mediat nuk bëhet i ditur nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshmë.

Policia njofton se më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al

Pas