Kronikë

Digjen dy automjete në Elbasan dhe një në Krujë gjatë natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 27/11/20 |
Al Do

Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 Nëntori.

Një automjet tip Volvo në pronësi të Daniel Dukës është djegur pjesërsisht por nga flakët është përfshirë edhe një automjet Ford i cili ishte parkuar pranë.

Policia njofton gjithashtu se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental, gjithësesi është ende duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se 2 ditë më parë në Elbasan pati një përplasje me armë ku një nga autorët mbeti i plagosur lehtë.

Në Krujë është djegur gjithashtu një automjet në oborrin e një shtëpie.

“Në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.”, njofton policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarri. /Opinion.al

Pas