Bota

Digjen 20 mijë hektarë pyje në Sardenjë, evakuohen nga banesat 400 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 25/07/21 |
Opi Nion

Në njëzet e katër orët e fundit në zonën më të gjerë të qytetit të Oristanos, në ishullin e Sardenjës, një seri zjarresh dogjën më shumë se 20,000 hektarë pyje dhe zona të kultivuara. Katërqind persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Erërat e forta vazhdojnë të fryjnë në zonë. Sardenja kërkoi mbështetje nga rajone të tjera të vendit, ndërsa Italia, nga ana tjetër, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE për ndihmë shtesë.

“Ne po jetojmë në orë ankthi dhe dhimbje të papërshkrueshme,” tha Guvernatori i Sardenjës Christian Solinas, i cili ka bërë thirrje për fonde emergjente nga qeveria e Mario Draghi. Përpjekja kryesore e zjarrfikësve në këtë fazë është që të mos përhapin zjarrin në zonat bregdetare të ishullit./Opinion.al

 

 

Pas