Kryesore

Dhurata Çupi: Basha të japë dorëheqjen, duhet një lider që të çojë PD në fitore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 09/03/22 |
Opi Nion

Një tjetër deputete ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Deputetja Demokrate deklaron se shkaktari kryesor i humbjeve të PD në zgjedhje është lidershipi i saj. Çupi thotë se Basha duhet të jap dorëheqjen për t’i hapur rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve.

Deputetja thotë se PD ka nevojë për një lider që e çon në fitore, ndërsa e cilëson dëshpërim humbjen në Shkodër dhe Dibër në zgjedhjet e 6 marsit.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD.”-shprehet Çupi./Opinion.al

Pas