Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti Sula: PD të ringrihet përmes Komisionit Përbashkues

2022/03/09 at 5:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti Sula: PD të ringrihet përmes Komisionit Përbashkues

Humbja e zgjedhjeve të 6 marsit kanë sjellë përplasje mes deputetëve dhe krydemokratit, të cilit i është kërkuar dorëheqja.


Deputeti Dashnor Sula, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve.

Sula teksa e cilëson 6 marsin një ditë të zymtë për Partinë Demokratike, thekson se ka ardhur koha e ringritjes së saj duke e hapur për personat me integritet.

Deputeti propozon që një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden përmes dialogut ti jepet fund krizës në PD.

Postimi i plotë:

Demokratët duhet të bashkohen! 6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm. Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit.

Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të gjitha kapacitetet e tyre, do të thotë se maksimumi i tyre aq është. Pjesën tjetër 70%-ndëshin e votuesve, opozita nuk e ka bindur si alternativë. Ne nuk kemi krijuar besueshmëri tek ata se mund të administrojmë pushtetin lokal më mirë. Edhe nëse mbledh votat e Partisë Demomratike dhe Shtëpisë së Lirisë që janë vota opozitarësh ne sërish nuk e kalonim kundërshtarin tonë.

Rikujtoj edhe një herë që janë 70% e shqiptarëve/ opozitarë që duan zgjidhje. Në këto kushte çdo lidership i përgjegjshëm që synon të mirën e shqiptarëve e partisë të cilën përfaqëson, duhet të marrë përgjegjësi dhe ti hap rrugë zgjidhjes së situatës. Zgjidhja nuk mund të jetë jashtë PARTISË DEMOKRATIKE.

Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime përtej egos personale. Partia Demokratike duhet të futet në një proces ringritje me të gjithë potencialet e veta, të hapet ndaj personave me integritet dhe përmes një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden permes dialogut ti jepet fund kësaj situate. Kjo kërkon vullnet, kërkon guxim dhe mbi të gjitha lidership. Çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik!



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Foto/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët para Kryeministrisë

Foto/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët para Kryeministrisë

A mund të ndihmojë Kina për ta sjellë Rusinë në tryezën e negociatave?

A mund të ndihmojë Kina për ta sjellë Rusinë në tryezën e negociatave?

Florian Binaj i bashkohet protestës:Jemi kundër rritjes së çmimeve, të bashkohemi

Florian Binaj i bashkohet protestës:Jemi kundër rritjes së çmimeve, të bashkohemi
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}