Aktualitet

Florian Binaj i bashkohet protestës:Jemi kundër rritjes së çmimeve, të bashkohemi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 09/03/22 |
Opi Nion

Aktori i njohur, Florian Binaj i është bashkuar protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Binaj iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës deri në uljen e çmimit të karburantit. Aktori theksoi se protestat duhet të vijojnë dhe qytetarët të bashkohen.

 “Ti tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafë, nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram. I them të rinjve që nuk është instagrami atdheu juaj, prandaj ju them hejdeni këtu bashkë me ne. Të gjithë ata që kanë ardhur këtu mund të përballojnë atë çmim, por kanë ardhur edhe për ata që nuk e përballojnë Shqiptarët kur u ngritën rrëzuan edhe diktaturën. Kështu që shqiptarët mund të ulin taksat nëse bashkohen. Kjo duhet të fillojë sot, por nuk duhet të mbarojë këtu. Ndërkohë që ne protestojmë”,-tha Binaj./Opinion.al

Pas