Aktualitet

Foto/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët para Kryeministrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 09/03/22 |
Opi Nion

Ka nisur protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, naftës dhe ushqimeve. Qytetarë të shumtë me pankarta në duar janë mbledhur në ambientet e jashtme të kryeministrisë.

Qytetarët po protestojnë pasi që prej mbrëmjes të së martës çmimi i karburantit kapi vlerën rekord prej 250-260 lekë për litër.

Ata  kërkojnë nga qeveria marrjen e një pakete masash në ndihmë të qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve në vend.

“Kjo është një vjedhje e hapur që na bëhet. Bashkohuni kundër qeverisë. Mos heshtni, reagoni! Mos keni frikë!”, dëgjohet të thonë disa nga protestuesit.

Në protestë janë të pranishëm edhe fermerët të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës.

Po ashtu gjatë protestës nuk kanë munguar thirrjet e qytetarëve që në kor brohorasin “Rama ik”./Opinion.al

Pas