Aktualitet

Dhunohet gazetari Adriatik Doçi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 13/11/22 |
Opi Nion

Gazetari Adriatik Doçi, është dhunuar nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Bavaria”.

Gazetari tashmë ka bërë kallëzim në polici, ndërsa uniformat blu janë vënë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

‘Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

 

Pas