Aktualitet

Dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 09/07/20 |
Al Do

Një rast i dhunës në familje është konstatuar në Krujë, ku policia ka arrestuar një 23 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Sakaq policia në Durrës arrestoi 4 persona të cilët tregëtonin në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.

Po në Durrës, policia ndaloi gjithashtu një 34-vjeçar pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi. /Opinion.al

Pas