Aktualitet

Negociatat/ Ambasadori gjerman: Topi ende në fushën e palës shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 09/07/20 |
Al Do

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka folur rreth procesit të negociatave të Shqipërisë me BE.

Në një intervistë për DW, Zingraf ka theksuar se para Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Shqipëria duhet të ketë funksionale Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Më gëzon fakti që aktorët e politikës shqiptare kanë gjetur një konsensus të parë lidhur me Kodin Zgjedhor. Tani fjala është të bëhet përpara me zbatimin e masave të dakordësuara. Krahas reformës zgjedhore një element i rëndësishëm në këndvështrimin gjerman është funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese, që janë esenciale për vendin dhe bëjnë pjesë në grupin e kushteve që duhet të përmbushen përpara realizimit të Konferencës së Parë të Anëtarësimit. Uroj që në këtë drejtim të bëhet progres i shpejtë. Thënë shkurt, topi aktualisht vazhdon të jetë ende në fushën e palës shqiptare.”, u shpreh Zingraf.

Ai theksoi se opinioni i Komisionit të Venecias ka bërë të qartë rrugën që duhet ndjekur për ngritjen e  Gjykatës Kushtetuese.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompleks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecias: Institucionet e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në mënyrë që së shpejti të shënohet progres.

Sa i përket marrëveshjes së Këshillit Politik ai tha se “ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE” por se “debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende.”

E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.”, shtoi Zingraf. /Opinion.al

Pas