Sport

Dhuna mes tifozëve në Elbasan, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 22/01/21 |
Opi Nion

Komisioni i Disiplinës ka dënuar skuadrën e Partizanit  pas dhunës së shkaktuar mes tifozerive në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme kundër Tiranës.

Në vendimin e Disiplinës, bëhet me dije se është dënuar “FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë”.

Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Skuadra paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Ndërkohë, është vendosur masë ndëshkuese për zyrtarin e Bylis, Veljko Dovedan, “për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”.

Po ashtu, Bylis është ndëshkuar dhe “për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

Pas