Kronikë

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 22/01/21 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Cela.  Ky vendim është marrë në dhomën e këshillimit.

Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë procesi, pasi aktualisht Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë, ndërsa për këtë çështje duhen 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar.

Tahiri është dënuat me 3 vite shërbim prove nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë, Jaeld Çela është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Ata akuzohen për përshirje  të tyre në trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi kriminal, i cili drejtohej nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë, por Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs./ Opinion.al

Pas