Kronikë

Aksident në Pukë, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 22/01/21 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës.

Sipas informacioneve, një motor është rrëzuar nga një urë, gjë e cila rezultoi fatale për drejtuesin L.M.

Dyshohet se drejtuesi i motorit humbi kontrollin për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë dhe shpejtësisë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas