Bota

Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.

Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore./REL

Pas