Bota

Sulm me armë në SHBA, 3 viktima dhe 3 të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë, të cilit ishin duke kaluar në rrugë në Illinois.

Autoritetet kanë bërë me dije se sulmi është kryer nga një 37-vjeçar, i cili është arrestuar. Shefi i policisë së qytetit, Dan O’Shea gjatë një konference shtypi tha se dy nga viktimat ishin adoleshentë. Po ashtu ai deklaroi se policia nuk ka qëlluar kundër të akuzuarit për vrasje, pasi ky i fundit  nuk ka bërë rezistencë. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Pas