Kronikë

VIDEO/ Aksident në aksin Berat-Poliçan, një person i plagosur rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe. Sipas informacioneve,  një furgon tip “Benz” me targa AA 462 AM dhe një automjet tip “Hunday” me targa AA 259 FT janë përplasur me njëri tjetrin.  Furgoni është përmbysur në rrugë, ndërkohë që mjeti ”Hunday”  është shkatërruar totalisht dhe është këputur në mes.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Hunday. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga mjeti i dëmtuar dhe i lënduari është transportuar menjëherë për në spital. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira. Drejtuesi i mjetit Hunday ka humbur kontrollin ndërsa shkonte në drejtim të Beratit, kurse mjeti tip furgon po udhëtonte në drejtim të Poliçanit./ Opinion.al

Pas