Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje për vdekjen e 28 vjeçares, familjarët: Në fillim humbi fëmijën

2020/11/17 at 3:17 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje për vdekjen e 28 vjeçares, familjarët: Në fillim humbi fëmijën

Detaje të reja kanë dalë mbi vdekjen e 28- vjeçares shtatzënë, Emanuela Dalipi, e infektuar nga koronavirusi.

Familjarët kanë thënë jashtë kamerave për News 24 se e reja 5-muajshe shtatzënë, para një muaji kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë, ndërsa më vonë ka patur dhimbje të vazhdueshme koke.

28- vjeçarja i është drejtuar një klinike private për dhimbjet e kokës dhe prej asaj dite i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen.

“E reja ishte 5-muajshe shtatzënë. Para një muaji kishte pasur një ndërhyrje në një dhëmballë, dhe prej asaj kohe ka pasur dhimbje të vazhdueshme koke. Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë dhe mjeku i ka dhënë mjekim për astmë. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid-1, ku është trajtuar për një javë” thonë familjarët.

Gjithashtu, familjarët kanë treguar se për shkak të shtatzënisë e reja kishte vështirësi në trajtimin me medikamente. Mjekët tentuan të shpëtonin foshnjën me anë të ndërhyrjes së menjëhershme, por 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe e futën me urgjencë në reanimacion. Kështu tentativa e mjekëve për të mbajtur në jetë foshnjën dhe nënën dështoi.

“Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia. Vajza kishte edhe anoreksi, nuk hante. Për këtë, ajo është futur në operacion për t’i nxjerrë fëmijë nga barku, pasi vështirësohej jeta e të dyve. Dy ditë më parë ajo është futur në operacion, ku fëmija i ka lindur i vdekur”.

Pas humbjes së foshnjës, familjarët e 28-vjeçares janë shprehur se ajo nuk ka luftuar për jetën, duke u dorëzuar.

Ndërsa, Artenis Dalipi, bashkëshorti i 28-vjeçares Emanuela Dalipi, thotë në një prononcim për mediat se mjekët e spitalit Infektiv kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë.

“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit. Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, kushërirës së Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër“, tha ai./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Para
Greg Rama kalon koronavirusin: Ndjehem shumë më mirë

Greg Rama kalon koronavirusin: Ndjehem shumë më mirë

Komiteti Teknik vendos masa shtesë për ndalimin e përhapjes së COVID-19

Komiteti Teknik vendos masa shtesë për ndalimin e përhapjes së COVID-19

I ati me veshje të policisë serbe? Reagon Vjosa Osmani

Vjosa Osmani pozitive me koronavirus, tregon si u infektua

TE FUNDIT

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
22 Qershor, 2025

Seyed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po...

Lexo më shumë

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
22 Qershor, 2025

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2025

Ditën e Dielë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2025

Dashi Me Hënën dhe Afërditën në shenjën tuaj, qartësia dhe sharmi emocional rriten, duke e bërë këtë një ditë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com