Kryesore

Denoncimi për punësime elektorale në Vaun e Dejës,Apeli i jep të drejtë PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 24/09/21 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit të Shkodrës i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Bëhet me dije se Apeli në vendimin e tij udhëzon Prokurorinë që të nisë hetimet dhe të thërrasë në organin e akuzues personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkise Vau Dejes si autorë të punësimeve elektorale gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Këtë lajmë e ka bërë të ditur përfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu, i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.

Logu ka zbuluar gjithashtu dhe prova konkrete që implikojnë administraten e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive./Opinion.al

Pas