Kryesore

Demokratë përplasen me njëri-tjetrin në Kuvend, Alibeaj-Nokës: Ti je kokrra e legenit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 21/12/22 |
Opi Nion

Ka nisur me përplasje seanca parlamentare pasditen e sotme.

Përveç përplasjes me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për marrjen e fjalës, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur dhe me deputetin e PD, Enkelejd Alibeaj.

Nikolla i kujtoi Nokës se është përjashtuar nga grupi parlamentar i “Bashës”, gjë e cila solli dhe debatin mes demokratëve.

Në debatin pa mikrofon, Alibeaj i është drejtuar Nokës dhe Tritan Shehut duke i ofenduar.

Noka: Nuk kam kërkuar unë të dalë nga grupi parlamentar , do ju padis.

Alibeaj-Tritan Shehut: Ik legen, ti je kokrra e legenit. Mos ma bëj mua dorën ashtu, legen.

Noka-Alibeajt: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen.

Pas