Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmet nga tërmeti, Maliqi: Hetoni pasurinë e ministrave, Rama të dorëhiqet

2019/12/05 at 2:24 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëmet nga tërmeti, Maliqi: Hetoni pasurinë e ministrave, Rama të dorëhiqet

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, teksa i është referuar tërmetit tragjik të 26 nëntorit,  ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama.


Maliqi u ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti si dhe pasurinë e ministrave dhe ish-ministrave, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqje.

Deputeti shprehu keqardhje për viktimat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shtoi se më mirë të kishte ndonjë mur në Kuvendin e Shqipërisë.

Fjalimi i Maliqit

Nuk është koha as për lot qeveritar, as për fjalime të bukura, por koha për forcë, kurajo dhe drejtësi. Ky bashkim i shqiptarëve është vetëm për drejtësi ndaj atyre vitkiamve të 26 nëntorit, ndaj atyre familjeve të dëmtuara. Nuk është sot për këto fjalime në këtë seancë parlamentare, të përbuzur, kur vet pikat e rendit të ditës janë për të vënë duart në kokë. Ne u mblodhëm këtu në një seancë vetëm për tërmetin e 21 shtatorit, ku pamë shoë-n e ministrave, me përparëse, me garuzhde, duke i shërbyer familjeve të dëmtuara dhe nuk bën asgjë për të vlerësuar dëmet dhe për t’ju thënë atyre banorëve, si familja Lala, me 9 veta, me origjinë nga Hasi apo dhe të tjerëve në Thumanë që në ato pallate ku ndenjën një muaj në çadra dhe më pas u futën në banesa. Kush është përgjegjësi?? Me gojë apo me shkrim që u tha se duhet të banonin prapë atje? Ne duhet të ishim mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, por jemi mbledhur mbas 10 ditësh. Turp dhe skandal. Shqipëria është republikë parlamentare, që do të thotë se ai vendos gjithçka. Por parlamenti për shkak të sistemit të korruptuar, njerëzit janë kthyer në dele. Në dele janë kthyer dhe kryebashkiakët me zgjedhje moniste, ku kryeministri tallet ‘jeni bërë për gomarë dhe kuaj’. Kush do e mbajë përgjegjësi për këtë tragjedi? Ne mbetëm duke kërkuar. Shkon kryeministri duke kërkuar ‘miell huaj’ dhe kudo. Parlamenti duhej të ishte mbledhur. Nga ky buxhet për 2020 janë 300 mln dollarë për investime. Vetëm Kryeministria ka 10 mln euro më shumë, siç tha dhe kolegu Murrizi, apo dhe investimet e tjera për jetë luksi. Jo mo jo, nuk është kjo vetëm. Por është babëzia. A e dini ju që pjesa më e madhe e këtyre që janë prapa, dhe një pjesë e ish-ministrave, kanë aq shumë të ardhura, sa jo për 5 mijë apartamente që u dëmtuan, por kanë dhe për 10 mijë. Ky është hetimi që nuk bëhet kurrë.

Vettingu që nuk bëhet kurrë. Ky është ndjeshmëria e madhe e SHBA dhe BE për formimin e SPAK. Pa të hetojnë pak ato pasuri të padeklaruara, kanë shumë. Pa shikoni lejet e ndërtimit. Leje, babëzi. Kush mban përgjegjësi për këto? Për kolaudimin e tyre. Po për shkollat e prishura Sami Frashëri? Nëse këtu do të binin muret e parlamentit, dhe mirë do ishte të binin se shumë njerëz thonë “u ra tërmeti dhe fatkeqësia njerëzve të humbur dhe jo parlamentit dhe qeverisë”. Po kot nuk është ajo shprehja; nuk bie rrufeja pikë pikë pikë….po bie tek ata njerëz. Po të ishte shembur një pjesë këtu do bëhej estrada tjetër. Ngriheni zërin këtu se jeni hajdutër dhe e shkatërruar këtë vend. SPAK nëse SHBA dhe BE nëse e duan këtë vend, duhet të fillojë menjëherë dhe të mbledhë të gjitha dosjet e prokurorisë së Durrësit, Tiranës, sepse kjo është vrasje me paramendim. Është krim i organizuar. Të lirohen burgjet nga ata me 30 gramë drogë, dhe ata për vjedhje energjie dhe të mbushen me oligarkë, që janë bërë non –grata nga SHBA. Janë shume të tillë. E rropën këtë vend, nuk fryhen. Janë të babëzitur. Vinë këtu dhe derdhin lot. Unë vetëm të japë shpirtin, por këta kanë shumë pasuri. Nuk është problem vetëm një rrogë e imja, por këta kanë aq shumë dhe shteti po ashtu, saqë nuk ua merr mendja gjithë shqiptarëve. Kjo është politika e qelbur. Shkon kryeministri e ngre fëmijën me një dorë, bën lodra, bën sikur vdes me atë mjekër. Ça është kjo rilindje?? Rilindi fatkeqësia, droga, krimi, shpopullimi, korrupsioni, varfëria. Çfarë nuk prunë këta? Nëse ky ka moral, të japë dorëheqje (Rama). Të bëhet mor shtetar. Për hiç gjë dha dorëheqja ai i Maqedonisë, i Kosovës.

Ky jo mo jo, nuk ikën. Ky po nuk i ra tërmeti në kokë, nuk ikën. Ky vetëm bën shoë. Ka çuar zv/ministrat për të bërë shoë. Ky janë zyrtarët e lartë? Pse tallen me këtë vend. Është bërë për të ikur nga ky vend. I bëj thirrje ndërkombëtarëve. SPAK i bëj thirrje. Këta prapë do vjedhin me tenderat e ndërtimit. U prehshin në paqe ato viktima, por tersin e keni pas, e shkatërroi këtë vend. Është kryeoligarku dhe do çuar mbrapa hekurave. Hetojeni, bëjani vettingun. Nuk e dinë se ku i kanë mbyllur, Në Qipro, në Zvicër, kudo. Këta bëjnë shoë sot. Këta bën tërmet në drejtësi dhe gjykata, tërmet, kudo. Kurrë mos paça të ardhme politike. Nuk dua të jem në politikë kështu. Nuk mbahen këta, nuk e kanë mendjen tek populli. Këta tallen, bëjnë shoë. Dhe qajnë këta pasi bie tërmet, sepse e quajnë ‘Baba Xhike’ presidentin kur paralajmëroi me letra nga greku. Disa e quajtën të çmendur, të marrë. Mirënjohje për vëllezërit kosovarë, pas dy orësh vajtën këta. As qen nuk kishin këta, 2 mln euro për këta. Hoqën nga puna dhe mësuesin që e stërviste. Nuk mbahen more, çfarë nuk po bëjnë more. Bëjnë sikur japin paga. Unë vetëm një garzionere jap po këta ça nuk japin. Nuk e kam me Pandin unë, apo Musain, dhe për ndonjë të ndershëm. E shkatërruan këtë vend. Ky të kërkojë dorëheqje. Boll me 2 e 20, boll me çitjanet. Sela kokrrën e namit. Shkon në varrim ashtu. Shkon tek dëshmorët dhe të rënën me çitjane. Ky është turp, ky është fatkeqësia kombëtare. Ndaj ky Kuvend duhet të ngrihet në një senacë të jashtëzakonshme vetëm për këto probleme./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Para
Denaj-Degës së Thesarit: Asnjë procedurë prokurimesh me fonde publike

Denaj-Degës së Thesarit: Asnjë procedurë prokurimesh me fonde publike

Ushtari amerikan vret 2 persona dhe plagos një tjetër

Ushtari amerikan vret 2 persona dhe plagos një tjetër

Rama paralajmëron reformë: Sharlatanë që shfaqen si sizmologë…

Rama paralajmëron reformë: Sharlatanë që shfaqen si sizmologë...
















TE FUNDIT

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}