Bota

Ushtari amerikan vret 2 persona dhe plagos një tjetër


               Publikuar në : 14:52 - 05/12/19 |
el ida

Një ushtar amerikan ka hapur zjarr duke vrarë dy civilë, dhe duke plagosur një person tjetër, të tre punonjës të Departamentit të Mbrojtjes së Washingtonit. Menjëherë pas ngjarjes u vetëvra në bazën ushtarake në Pearl Harbor, në Hawai të SHBA.

Motivet janë ende të paqarta dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa episodi tragjik vjen vetëm disa ditë përpara përvjetorit të sulmit ajror të Japonisë në këtë bazë ushtarake më 7 dhjetor të vitit 1941, ku humbën jetën 2300 amerikanë.

Ditë që shënoi edhe hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Pearl Harbor po përgatitej për përkujtimin e kësaj date historike, ndërsa konsiderohet si një bazë që riparon dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset e Flotës amerikane të Paqësorit./Opinion.al

Pas