Te Fundit

Dekriminalizimi, kush po i lëviz gurët?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 21/09/15 |
b.f

TIRANË- SHBA-të kanë rritur influencën në politikanë shqiptare, tani kur diskutohet për një nga ligjet më të rëndësishme në vend, “dekriminalizimin e politikës”. Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka pasur një takim paraditen në selinë e qeverisë me Kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ende nuk ka një komunikatë zyrtare, por nga burimet mësohet se tema kryesore ka qenë ajo e ligjit të dekriminalizimit që sapo është hartuar nga Qeveria.

Sakaq, Lu ka lënë Kryeministrinë për t’iu drejtuar Presidencës. Takimi me kreun e shtetit, Bujar Nishani ka zgjatur përreth 40 minuta dhe të pranishëm kanë qenë vetëm këshilltarët përkatës. Nuk mbaron këtu axhenda e sotme e ambasadorit të SHBA. Rreth orës 13:00 ati pritet të takohet me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas