Te Fundit

Dekriminalizimi, a po i bashkon votat LSI me PD-në?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 23/09/15 |
b.f

TIRANE- Pikpyetjes për një ftohje Rama-Meta, i japin përgjigje disa veprime që në dukje janë parimore por që tregojnë për mungesën e bashkëpunimit mes dy forcave politike që qeverisin vendin.

Kështu së fundmi, LSI nuk është duke e firmosur nismën për ndryshime kushtetuese iniciuar nga PS-ja. Bëhet fjalë për draftin për dekriminalizim që Qeveria e ka gati por sipas Kushtetutës nuk i lejohet ta propozojë në Kuvend. Kështu së majtës i ka lindur nevoja për ndryshime kushtetuese. Ndaj 28 deputetë socialistë firmosën nismën për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugën miratimit të aktit ligjor për pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale. Partia Socialiste është e vetme deri tani në këtë nismë pasi asnjë prej deputetëve socialistë nuk ka firmosur kërkesën. “Çdo projektligj, përfshi këtu edhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese, duhet të kalojnë nga komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje”. Ky është shpjegimi që i ka bërë Petrit Vasili qendrimit të LSI-së. Ende nuk ka deklarata nga PS për këtë çështje.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas