Kryesore

Deklarata e Dvoranit, Presidenca: Ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen


               Publikuar në : 16:19 - 12/12/19 |
Opi Nion

Presidenca ka reaguar  pas deklaratës së kreut të KED-së, Ardian Dvoranit, i cili më herët tha se ndjekja penale e tij nuk e bllokon institucionin që ai drejton.

Ndërkohë, zëdhënësi i Presidencësm Tedi Blushi, i bën thirrje Dvoranit që mos të dëmtojë provat pasi do rëndojë më shumë pozitën e tij.

Ndër të tjera, Blushi shkruan; “Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip”.

Reagimi

Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!/ Opinion.al

Pas