Politikë

“Defaktorizimi i Kosovës, pakti Rama-Vuçiç”


               Publikuar në : 14:11 - 22/11/19 |
Opi Nion

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, publikoi një video ku paraqitej harta e Ballkanit, po në të Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë. Kjo gjë ngjalli reagime të shumta, ndërsa shumë akuza u hodhën në adresë të Ramës, duke e cilësuar veprimin e tij si provokim ndaj Kosovës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur në një prononcim për “Bota sot”, se ky veprim nuk është i paqllimshëm nga ana e Ramës.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar Berisha.

Sipas Berishës, në krijimin “Shengenit Ballkanik”, Rama nënshkroi paktin për Minijugosllavonë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç. Më tej, Berisha është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synimin e defaktorizimit të Kosovës e këtë, sipas tij, e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë në prani të 7 vetëve se kryeministri i juaj ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish-kryeministri./ Opinion.al

Pas