Aktualitet

Shkarkimi i Besnik Muçit, Gjykata Kushtetuese shpall vakancën


               Publikuar në : 14:25 - 22/11/19 |
Opi Nion

Gjykata Kushtetuese shpall vakancën, pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në faqen zyrtare të kësaj gjykate, ku tregohet përbërja emri i Besnik Muçit është hequr.

Besnik Muçi u shpreh se nuk e njeh vendimin dhe sot u paraqit në punë me një kërkesë drejtuar Kushtetueses që të shqyrtojë dhe vendosë, pasi sipas tij vendimi i vettingut është në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë presidenti Meta mesditën e kësaj të premteje e priti në një takim dhe i kërkoi Muçit që të rishikonte vendimin.

Pak minuta pas deklaratës së kreut të shtetit, Gjykata Kushtetuese e hoqi emrin e tij nga lista e emrave të anëtarëve në faqen zyrtare dhe njoftoi kreun e shtetit për vakancën e krijuar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, i zgjedhur vetëm pak javë më parë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me dekret të Presidentit Ilir Meta.

Kolegji vërejti se Muçi, i cili ju nënshtrua procesit të rivlerësimit në cilësinë e një prokurori i përfshirë dhe në garën për Prokurorinë speciale anti-korrupsion, nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar shpenzimet për katër vite, huat e marra për blerjen e dy apartamenteve, apo dhe mos deklarimin enjë sipërfaqeje tokë të përfituar nga bashkëshortja si pjesë që I takonte nga familja e saj.

Zotit Muçi ju kontestua dhe fakti se kishte patur marrëdhënie shoqërore me një person të përfshirë në një konflikt me armë nga cili kishte siguruar privilegje dhe për blerjen e një apartamenti apo dhe të një huaje të pashlyer. Një situatë që sipas Kolegjit ka sjellë “cënimin e publikut të sistemi i drejtësisë”./ Opinion.al

Pas