Sociale

Covid i merr jetën pedagogut të inxhinierisë, ishte baba i dy djemve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 10/08/20 |
Opi Nion

 Pedagogu i inxhinierisë në Universitetin Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale, të cilët njoftojnë se 47-vjeçari nuk arriti të mbijetonte pas intubimit që iu bë mbrëmjen e djeshme.

Ai ndodhej prej disa ditësh në spital, por gjendja e tij qe rënduar së fundi.

Qerimi ishte baba i dy fëmijëve dhe gjatë tërmetit të 26 Nëntorit ku banesa e tij u dëmtua, kishte humbur edhe shikimin./Opinion.al

Pas