-Jetë dhe Stil

Horoskopi 11 gusht 2020, zbuloni shenjat me fat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:07 - 11/08/20 |
Opi Nion

Dashi
Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur. Zbehja e ndikimit të Afërditës ju bën melankolikë.

Demi
Duket se fati, kuptohet ai i miri, do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental. Mirë shëndeti.

Binjakët
Qielli juaj sot pritet të jetë i pastër, duke premtuar për një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin.

Gaforrja
Duke pasur parasysh situatën yjore të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një tourbillon ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.

Luani
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë të favorizuar yjet, por mjafton një hënë “kapriçoze” për t’ju prishur planet. “Të hidhet apo jo hapi vendimtar?”, kjo është çështja për ju.

Virgjëresha
Sa e vështirë dhe e mundimshme sot të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj. Erosi në rënie.

Peshorja
Duhet të jeni të përgatitur, pasi në planin profesional mund të ndodhin shumë ndryshime dhe në një kohë vërtet shumë të shpejtë. Erosi duket se e ka rikthyer “vështrimin” nga ju.

Akrepi
Ndonëse merkuri është “aleati” juaj dhe mund të ketë ndikim pozitiv, nëse nuk gjeni një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja, do ta keni vërtet të vështirë në planin ekonomik.

Shigjetari
Një Mërkur i “i ngrysur” duket se do të verë në provë jo vetëm aftësitë tuaja për të dalë nga situatat, por edhe durimin për të përballuar momentet e tensionit që nuk do të mungojnë.

Bricjapi
Sektori më i privilegjuar për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë ai i marrëdhënieve shoqërore, por edhe ato sentimentale, ku do të ketë ndikimin më të madh dyshja Mërkur-Afërditë.

Ujori
Janë një numër planetësh pozitivë në kontrast me disa të tjerë negativë, të cilët bëjnë që nga kjo ta ‘pësojë” humori juaj që do të ketë shumë zig-zage. Diçka fillon të lëvizë në dashuri.

Peshqit
Pas largimit të marsit “luftënxitës” nga shenja do të jeni shumë më të qetë dhe shumë më të gatshëm për të dialoguar e për të arsyetuar. Sinjale pozitive vijnë edhe nga Afërdita në dashuri.

Pas