Bota

Video, momenti i shpërthimit të karburantit në Rusi, 14 të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 10/08/20 |
Opi Nion

Një karburant është përfshirë nga flakët në qytetin e Volgogradit në Rusi. Pamjet e shpërthimit janë bërë virale në rrjet, ndërkohë që raportohet se të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, ndërsa në momentin e shpërthimit në karburant ndodhej edhe një kamion i ngarkuar me lëndë djegëse.

Mes të plagosurve është edhe një zjarrfikës që pësoi djegie serioze dhe dy të tjerë të cilët u përplasën në tokë nga forca e madhe e shpërthimit.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkarkesë e energjisë elektrike./Opinion.al

Pas