Bota

Covid i kishte pezulluar, Teksas rinis ekzekutimin e të dënuarve me vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 08/07/20 |
Al Do

Kriza e koronavirusit mbylli shumicën e aktiviteteve në botë, madje në SHBA u pezullua edhe ekzekutimi i dënimeve me vdekje.

Por pas 5 muajsh pezullim, në Teksas kanë vendosur që rinisin kryerjen e ekzekutimeve.

Një 45-vjeçar do të ekzekutohet sot me injeksion vdekjeprurës. Ai është dënuar pasi në moshën 18-vjeçare ka vrarë një 82-vjeçar pas një grabitjeje me armë në qershor të vitit 1993, në shtëpinë e viktimës.

Dënimi ishte parashikuar të jepej në Prill por u shty për në 8 Korrik. Avokatët e të dënuarit kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me vdekje, pasi pretendojnë se kërkimet shkencore kanë treguar se truri i 18-vjeçarëve nuk është plotësisht i zhvilluar.

Ata e konsiderojnë grabitjen e armatosur si një “krim të pamenduar dhe naiv”, pasi qëllimi ishte që të vidhte kamionçinën e të moshuarit në mënyrë që të arratisej me të dashurën e tij.

Por, prokurorët i thanë Gjykatës së Lartë se 45-vjeçari e vrau me gjakftohtësi të moshuarin, kur mund ta vidhte fare lehtë kamionçinën, duke qenë se çelësat ishin në mjet.

Përpara Teksasit, ekzekutimet kishin rinisur vetëm në shtetin e Mineapolisit në Maj ku u krye vetëm një i tillë, i vetmi në SHBA që prej muajt Shkurt. /Opinion.al

Pas