Aktualitet

Covid/ Bien ndjeshëm rastet, 1 humbje jete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 02/05/21 |
Opi Nion

24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të infektimeve nga Covid, e po kështu edhe të viktimave në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 1,535 testime, kanë rezultuar pozitive 53 raste, ndërsa ka humbur jetën 1 qytetar.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit tregon se janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19”, njoftoi Ministria.

Statistika (02 Maj 2021)
Raste të reja ditore        53
Të shëruar në 24 orë      748
Të shtruar në spitale      124
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                1,535

Testime totale             640,206
Raste pozitive             131,238
Raste të shëruara       110,920
Raste Aktive                 17,921
Humbje jete                  2,397

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   14834
Fier    959
Durrës  272
Shkodër  472
Korçë    335
Gjirokastër  261
Vlorë    259
Elbasan  137
Kukës    115
Dibër   102
Berat    97
Lezhë   78

Pas