Kryesore

COVID-19/ Shkon në 1,016 numri i viktimave në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 30/11/20 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga COVID-19, ndërsa nga 1,219 teste të kryera, janë regjistruar 539 raste të​ reja.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave, 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 574 raste që kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 13,579.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 39,596 të prekur nga Covid-19. Prej tyre 1,016 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al

Pas