Bota

KE nënshkruan një tjetër marrëveshje për vaksinën kundër COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 30/11/20 |
Opi Nion

Komisioni Europian ka nënshkruar këtë të hënë një tjetër kontratë vaksine kundër COVID-19. Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi se kontrata është bërë me kompaninë gjermane biofarmaceutike CureVac.

“Sot ne nënshkruam kontratën tonë të 5-të të vaksinës, me CureVac”, tha Von Der Leyen në llogarinë e saj zyrtare.

Gjithashtu, ajo theksoi se Komisioni Europian tani ka siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të mundshme të koronavirusit.

“Europianët do të kenë qasje në to pasi të miratohen si të sigurta dhe efektive shpresojmë para fundit të vitit!”, tha ajo.

Ndërsa, Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides, tha në “Twitter” se marrëveshja vendosi qytetarët dhe ekonomitë evropiane dhe globale një hap më pranë ofrimit të një strategjie të sigurt dhe të qëndrueshme të daljes nga kriza./Opinion.al

Pas