Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Sa e përgatitur është Gjermania?

2020/10/02 at 10:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19/ Sa e përgatitur është Gjermania?

Vera iku, virusi mbeti. E tani me vjeshtën po rriten edhe infektimet. Ndërprerja e zinxhirëve të infektimit është një nga faktorët kryesorë në luftë kundër pandemisë. Sa e përgatitur është Gjermania? Në verë shumë gjëra ishin më të thjeshta. Me miqtë mund të takoheshe në park apo të uleshe jashtë në restorant. Tani me vjeshtën fillon periudha kur dyert mbyllen. Nervoziteti është rritur.


Rreziku i infektimit me virusin në ambientet e brendshme është shumë herë më i madh, paralajmërojnë virologët. Gastronomia që gjate pranverës u kërkonte klientëve të lënin emrin dhe kontaktet, që në rast infektimi të informoheshin menjëherë të gjithë. Por me emra fiktivë figurash filmi nuk mund të bëhet gjurmimi i kontakteve, thotë politikani komunal i Hamburgut, Falk Großmann. Një provë jopërgjithësuese me 1500 fletë-kontakti tregoi se vetëm një e treta e personave i kishin dhënë të sakta të dhënat në formularë.

Ndjekja e kontakteve kërkon më shumë personel

Ndryshe nga Franca fqinje që është një vend i centralizuar, në Gjermani komunat e niveli lokal kanë qenë që nga fillimi i pandemisë të përfshira me shumë përgjegjësi në luftimin e pandemisë. Landet gjermane dhe federata ofrojnë vetëm kornizën e veprimit, por në Drejtoritë e Shëndetit në lande e në qytete vendoset se çfarë duhet bërë.

Problemi këtu: Drejtoritë e Shëndetit punojnë prej muajsh në kufijtë e së mundshmes, shprehet kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve në Shërbimin Shëndetësor Publik, Ute Teichert. “Kjo më shqetëson.” Teichert as në vjeshtë nuk pret lehtësim të situatës. Negociatat se cila zyrë mund të hapë sa vende të reja pune, sapo kanë filluar, thotë ajo.

Edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert paralajmëroi, se Drejtoritë e Shëndetit po punojnë “aktualisht deri në rraskapitje.”

Prandaj tani po vjen në ndihmë ushtria gjermane. Rreth 950 kërkesa për ndihmë kanë ardhur që nga fillimi i pandemisë, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për Deutsche Wellen. 900 ushtare e ushtarë janë në terren për ndihmë. Shumica ndihmon në testimin e të kthyerve nga udhëtimet. Të tjerë në gjetjen e rrjeteve të kontaktit. Gjurmimi i kontakteve funksionon, vetëm nëse edhe rezutatet e testimeve kryhen shpejt.

Shpresa tek testet e shpejtë

Ministria Federale e Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch publikojnë rregullisht një vështrim të përgjithshëm për kapacitetet testuese në vend. Në raportin aktual javor thuhet, se javët e ardhshme mund “të reduktohen kapacitetet e lira “. Së fundmi numri i testimeve është arritur shumë, më shumë se 1 milionë në javë. Ende ka hapësirë për frymëmarrje, por instituti jep një paralajmërim të dytë: sa më shumë që testohet, aq më tej zgjatet koha për marrjen e përgjigjes. Që tani ka një numër testesh pa përgjigje -13.000 prova janë në pritje. Por shpejtësia është një faktor i rëndësishëm për të ndërprerë zinxhirët e infeksionit.

Politika mbështet paralelisht zhvillimin e procedurave testuese. Së fundmi federata do të mbështesë zhvillimin e një testi të shpejtë të Coronës nga firma Bosch, ku rezultati jepet për 39 minuta dhe jo për disa orë. Edhe firma të tjera punojnë për zhvillimin e testeve të tilla të shpejta.

Një pyetje e së ardhmes është si do të shpërndahet një vaksinë e mundshme? Kush duhet të vaksinohet i pari? Deri në fund të tetorit Ministria Federale e Shëndetësisë së bashku me ekspertët kërkon të përpunojë “Kriteret e Shpërndarjes së Vaksinës së Coronës” i përgjigjet ministria një pyetjeje të Deutsche Welles. Me këtë merret në konsideratë fakti që “diskutimi i shpërndarjes nuk ka vetëm një dimension mjekësor, por edhe etik dhe politiko-shoqëror.” Koncepti i shpërndarjes do të konkretizohet kur të jetë e qartë se “si ndikojnë vaksinat.” / DW



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
OBSH miraton testin, përgjigja në kohë rekord

OBSH miraton testin, përgjigja në kohë rekord

Freedom House: COVID-19 keqësoi gjendjen e demokracisë në gjithë botën

Freedom House: COVID-19 keqësoi gjendjen e demokracisë në gjithë botën

Përfshihet nga zjarri zona e Karaburunit në Vlorë

Përfshihet nga zjarri zona e Karaburunit në Vlorë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}