Bota

Covid-19/ Rusia shënon rekord infektimesh në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 09/10/20 |
Opi Nion

Rusia ka shënuar një  tjetër rekord të rasteve ditore të konfirmuara pozitive nga Covid-19. Autoritetet e Shëndetësisë kanë njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12,126 raste të reja.

Po ashtu, brenda ditës, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 201 persona. Shifra  më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa  numri total i personave që kanë ndërruar jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur 22.257. Rusia është vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia, pas SHBA, Indisë dhe Brazilit./Opinion.al

Pas