-U tha në Opinion

COVID-19/ Rama: Brenda majit vaksinojmë gjysmë milion njerëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 25/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Shqipëri.

Rama tha se aktualisht në vendin tonë ndodhen 280 mijë doza të vaksinave. Po ashtu, kryeministri tha se për Shqipërinë janë siguruar rreth 2.4 milionë doza të vaksinave. Rama tha se deri në muajin maj në vendin tonë do të vaksinohen 500 mijë qytetarë.

“Sot fizikisht në territor janë 280 mijë doza të vaksinave. Ndërkohë kemi të siguruara 2.1 ose 2.4 milionë se jam bërë lëmsh me shifrat tani. Ne 1 milion i kemi të siguruara nga Sinovaku dhe 500 mijë kemi Pfizer, COVAX është plus. Ne sot kemi sjellë 192 mijë do te sjellim 500 mijë brenda 3-4 javësh të ndara me afate, por kemi folur të marrim më shpejtë. Presim 106 mijë nga BE, që nuk kanë lidhje me COVAX, nga Pfizer dhe AstraZeneca të tjera. Ne brenda majit ne do kemi vaksinuar gjysmë milioni njerëz. Ne kemi kapacitet të vaksinojmë intesivisht dhe të arrijmë të vaksinojmë gjysmë milioni njerëz. Ne jemi gati ti vaksinojmë 11 mjekët dhe infermierët e Kosovës në Kukës. ”-tha Rama./Opinion.al

Pas