Kryesore

COVID-19 në Kosovë/ Dy viktima, ulet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 05/10/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 41 raste të reja.

Këto shifra janë bërë të ditura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, viktimat e 24 orëve të fundit ishin një në në Gjilan dhe një në Prizren.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 15,855, i viktimave në 632 dhe i të shëruarve në 13,929. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 1,294./ Opinion.al

Pas