Kryesore

COVID-19 në Kosovë/ 16 viktima dhe 690 raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 17/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 qytetarë, ndërsa nga 1,566 teste të kryera, janë regjistruar 690 raste të reja.

“Rastet e vdekjes janë regjistruar në komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 849.

Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17, 878 pacientë janë shëruar. Ndërkohë, raste aktive në Kosovë janë 11,768./ Opinion.al

Pas