Kryesore

Covid-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 5 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 08/06/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se janë regjistruar 5 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit pas testimit të 4.014 mostrave.

Po në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person si pasojë e Covid-19. Viktima është nga komuna e Podujevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë shëruar edhe 155 pacientë ndërsa raste aktive janë 923.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107.512, i viktimave në 2.246 dhe i të shëruarve në 104.343./Opinion.al

Pas